Real Madridi e ka shfrytëzuar në maksimum gabimin e Barcelonës.
“Los Blancos” triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Gironas, në kuadër të javës së 16-të në La Liga.
Jude Bellingham kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 36-të të ndeshjes.
Në të 55-tën, Arda Guler shënoi për 0:2, shkruan Gazeta Express.
E në minutën e 62-të, ishte Kylian Mbappe që shënoi pas asistit nga Luca Modric.
Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Barcelona që ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Në anën tjetër, Girona gjendet në vendin e tetë me 22 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/