Sonte nis xhiroja e katërt e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, e cila në përbërje ka disa ndeshje interesante.
Liverpooli i bën konak Real Madridit, teksa PSG-ja do të ketë përballje të vështirë me Bayernin në Paris.
Pak orë para se të nis xhiroja e katërt, një faqe e specializuar e statistikave në futboll “EuroClub Index”, ka zbuluar favoritët për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
🏆 To Win the Champions League:
🇪🇸 Real Madrid – 16%
🏴 Arsenal – 14%
🇫🇷 PSG – 14%
🏴 Man City – 11%
🇪🇸 Barcelona – 10%
🇩🇪 Bayern Munich – 9%
🏴 Liverpool – 8%
🇮🇹 Inter – 6%
🏴 Chelsea – 4%
🏴 Newcastle – 1%
🇪🇸 Atlético Madrid – 1%
🇩🇪 Dortmund – 1%
(% per @EuroClubIndex) pic.twitter.com/ZAI5gfessc— Football Rankings (@FootRankings) November 4, 2025
Favoriti kryesor sipas tyre është Real Madridi, me 16%, i ndjekur nga Arsenali me 14%.
Kampioni aktual, PSG-ja ka po ashtu 14% mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, Manchester City ka një mundësi prej 11%, ndërsa Barcelona 10%.
Finalisti i vitit të kaluar, Interi ka vetëm 6% mundësi triumfi.
Neëcastle, Atletico Madridi dhe Dortmundi kanë vetëm nga 1% mundësi./GazetaExpress/