Real Madridi e konfirmon lëndimin e Toni Kroos - Gazeta Express
string(46) "real-madridi-e-konfirmon-lendimin-e-toni-kroos"

Gazeta Express

28/09/2020 14:43

Real Madridi e konfirmon lëndimin e Toni Kroos

Gazeta Express

28/09/2020 14:43

Real Madridi ka konfirmuar se Toni Kroos e pësoi një lëndim muskulor në fitoren 3:2 kundër Real Betisit të shtunën mbrëma në La Liga.

Mesfushori gjerman u detyrua ta braktisë fushën në pjesën e parë për shkak të shqetësimeve që ndiente në këmbën e majtë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dhe tani kampioni spanjoll njofton se testet mjekësore konfirmuan se Kroos e ka lënduar muskulin e kofshës në këmbën e majtë.

Zinedine Zidane nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e tij të paktën dy javë.

Ky lëndim do t’ia pamundësojë Kroosit edhe paraqitjen për Kombëtaren e Gjermanisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve në fillim të tetorit.

Ai do të mungojë në ndeshjet kundër Real Valladolidit dhe Levantes në La Liga. /Gazeta Express/