Dy humbje në dy ndeshje rresht jo vetëm që ia humbën pozitën e parë, por edhe e lanë me plot katër pikë prapa Barcelonës.
Real Madridi i pati disa ditë të vështira sa i përket rezultateve, duke pësuar nga Osasuna dhe Getafe dhe duke e humbur primatin që e kishte fituar vetëm një xhiro më herët.
E sonte, ekipi i drejtuar nga Alvaro Arbeloa e ka obligim fitoren, shkruan Gazeta Express.
“Los Blancos” ndeshen në udhëtim me Celta Vigon me fillim nga ora 21:00, ndeshje e cila e hap xhiron e 27-të në elitën e futbollit spanjoll.
Aktualisht, Barcelona prin me 64 pikë, kurse Real Madridi ka katër më pak.
Celta Vigo në anën tjetër e pati një sezon kogja të mirë, teksa renditet në vendin e gjashtë me 40 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/