Real Madridi e ka refuzuar yllin e Milanit, Rafael Leao - Gazeta Express
string(54) "real-madridi-e-ka-refuzuar-yllin-e-milanit-rafael-leao"

Real Madridi e ka refuzuar yllin e Milanit, Rafael Leao

Futboll

Gazeta Express

09/12/2022 9:40

Sipas asaj që raporton gazeta Marca, agjenti i Rafael Leos ja ka propozuar sulmuesin e MIlanit drejtuesve të Real Madridit, por ata nuk kanë qenë të interesuar për të

E ardhmja e portugezit është në dyshim për shkak se kontrata e tij skadon në qershorin e 2024 dhe negociatat për një vazhdim të mundshëm kanë ngecur.

Lexo Edhe:

Paraqitjet e tij në Botëror kanë impresionuar disa skuadra, sidomos Chelsean të cilët janë gati për të paguar 100 milionë euro në verë për të.

Megjithatë, Real Madridi duket se nuk janë joshur nga ai, për shkak se siç raporton Marca, transmeton GazetaExpress, Jorge Mendes ia ka ofruar atij Presidentit Florentino Perez më shumë së njëherë.

Duke marrë parasysh që Merengues tashmë kanë Vinicius Junior në krahun e tyre të majtë dhe 22 vjeçari po ashtu po lënë gjurmë me Brazilin në Botëror, atëherë Real Madrid nuk e dëshiron atë.

Klubet që janë më së shumti të interesuar për ta marrë Rafael Leaon përfshinë: Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Manchester City.

Megjithatë, ai është në negociata për ta zgjatur kontratën e tij me Milan ku janë duke kërkuar një pagë prej nëntë milionë euro për sezon, në të cilën do të përfshihen edhe bonuse dhe shtesa tjera. /GazetaExpress/