Real Madridi e ka fituar miqësoren ndaj Chelsea, në kuadër të fazës përgatitore që po e mbajnë të dy ekipet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndron për fazën përgatitore.
Në sfidën e zhvilluar në Bank of America Stadium në Charlotte, Los Blancos kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1.
Të gjithë golat u realizuan në pjesën e parë dhe pjesa e dytë u luajt më shumë në aspektin defensivë.
Zhvillohej minuta e 19-të kur Reali arriti epërsinë nëpërmjet Lucas Vasquez i cili gjuajti bukur dhe topi pasi u devijua nga mbrojtësit kundërshtar shkoi në rrjetë.
Vetëm tetë minuta më vonë, Brahim Diaz dyfishoi shifrat në 2:0.
Krejt çka arriti Chelsea në këtë miqësore ishte ky gol i realizuar nga Noni Madueke për 2:1 dhe rezultatin final.
Deri më tani, Chelsea i ka zhvilluar edhe tri miqësore tjera, dy i ka humbur dhe një e ka fituar.
Londinezët u mposhtën nga Celtice dhe Manchester City, kurse triumfuan ndaj Club America.
Në krahun tjetër, Real Madridi pësoi të dielën e kaluar nga Barcelona në miqësore.
Edicioni i ri i Premierligës nis më 16 gusht, derisa Chelsea më 18 të këtij muaji luan ndaj Manchester Cityt.
Ndërsa, Real Madridi më 18 gusht e nis sezonin ndaj Mallorcas si mysafir.