Real Madrid ka siguruar shërbimet e një prej talenteve më premtues të futbollit argjentinas, Franco Mastantuono.
Mastantuono do të firmosë një kontratë gjashtëvjeçare me klubin spanjoll, ndërsa River Plate do të përfitojë një shumë prej 45 milionë dollarësh, e cila do të paguhet në këste. Futbollisti 16-vjeçar, i cili është konsideruar si një nga perlat e reja të futbollit botëror, do të bëhet pjesë e një projekti afatgjatë te “Los Blancos”.
Sipas raportimeve, River Plate ka kërkuar që Mastantuono të jetë pjesë e skuadrës në Kampionatin Botëror për Klube që mbahet këtë verë, përpara se të bashkohet me madrilenët në gusht.
Ky është një tjetër lëvizje strategjike nga Real Madridi, i cili vazhdon të investojë në yje të rinj me potencial të jashtëzakonshëm, duke ndjekur të njëjtën rrugë që solli në klub emra si Vinícius Júnior, Rodrygo dhe Endrick.
Me këtë transferim, kampionët e Evropës po forcojnë edhe më tej të ardhmen e skuadrës, duke siguruar një lojtar që shihet si pasardhës i natyrshëm i gjeneratës së artë që ka dominuar futbollin evropian në dekadën e fundit.
aaaaa