Sipas raportimeve të fundit, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po planifikon të sigurojë nënshkrimin e gjashtë emrave të mëdhenj për merkaton e verës, pasi e siguroi atë të Trent Alexander-Arnold.
Alexander-Arnold pritet që të nënshkruajë me Real Madridi si transfer i lirë, pasi konfirmoi largimin nga Liverpooli, me përfundimin e kontratës së tij më 30 qershor.
Por, besohet se Perezi mendon se “Los Blancos” i duhet një ndryshim i madh në skuadër, pasi Real Madridi e humbi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit për një kohë të shkurtër dhe tashmë është katër pikë larg vendit të parë në La Liga.
Carlo Ancelotti do të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe pasardhësi i tij do të kejtë një mori talentësh në dorë.
Sipas “Defensa Central”, Perez po planifikon një verë agresive dhe të ‘bastisë’ disa nga klubet më të mëdha europiane dhe spanjolle.
“Dean Huijsen, Miguel Gutierrez, Martin Zubimendi dhe Rodri janë lojtarët spanjollë që Real Madridi po dëshiron t’i transferojë”, raporton “RCM”.
Me Kylian Mbappen, Vinicius Juniorin dhe Rodrygon që formësojnë një sulm vdekjeprurës, klubi dëshiron që të shtojë edhe një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës dhe dy mesfushorë.
20-vjeçari Huijsen ka treguar performanca të jashtëzakonshme në Premierligë me Bourneouthin.
Gutierrez iu bashkua Gironas nga Real Madridi para tri vitesh dhe do të ishte nënshkrimi më i lehtë nga të gjithë të përmendurit, me klubin nga kryeqyteti spanjoll që ka nën kontroll 50% të të drejtave të tij.
Mesfushori bask, Zubimendi ka qenë një lojtar kyç për Real Sociedadin për gjashtë vjet, qëkur doli në skenë nga akademia e klubit.
Për të kompletuar listën e ‘shoppingut’, Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me dyshen gjermane nga Bundesliga.
Mesfushori versatil i Gjermanisë e i Bayernit, Joshua Kimmich do të shtonte edhe më shumë përvojë në grupin e lojtarëve të Realit, me nëntë ligat e fituara nga ai, së bashku me një Ligë të Kampionëve.
Real Madridi po ashtu raportohet se po interesohet edhe për fituesin e Bundesligas së vitit të kaluar.
Florian Ëirtz luajti një rol kyç në triumfin e Bayer Leverkusenit në Bundesliga dhe në Kupën e Gjermanisë./GazetaExpress/