Real Madrid ka shënuar një fitore të thellë 4-1 ndaj Real Sociedad në kuadër të javës së 24-të në La Liga, duke rikthyer diferencën në krye të tabelës me 60 pikë.
Ndeshja nisi me golin e shpejtë të Gonzalo Garcia pas asistimit të Trent Alexander-Arnold në minutën e 5’, por Mikel Oyarzabal barazoi për Sociedadin nga pika e bardhë (21’).
Përgjigja e Real Madrid ishte e menjëhershme: Vinicius Jr fitoi dhe shënoi penalltinë e rikthimit në epërsi vetëm katër minuta më vonë (25’).
Dominimi i vendasve vazhdoi me Federico Valverde, i cili realizoi një supergol pas asistimit të Carreras (31’), duke çuar rezultatin në 3-1. Në pjesën e dytë, Vinicius Jr fitoi një tjetër penallti dhe e realizoi përsëri (48’), duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1.
Vinicius shënoi edhe për het-trik, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në krye të La Liga, ndërsa Real Sociedad mbetet në vendin e tetë me 31 pikë. /GazetaExpress