Real Madrid ka marrë një shtysë në shpresat e tyre për të nënshkruar me yllin e Manchester City-t dhe fituesin e Topit të Artë, Rodri Hernandez, megjithëse Xabi Alonso mund të jetë duke humbur durimin në këtë drejtim.
Rodri ka qenë në shënjestër të Real Madridit për të paktën 18 muajt e fundit, transmeton Gazeta Express.
Dëshira e madrilenëve për ta ndjekur atë ndoshta u shty për shkak të dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar, por shumë besojnë se nëse “Los Blancos” kanë mangësi diku, ajo është në mesfushë.
Kjo është edhe ndjenja e Alonso-s, sipas raporteve nga kryeqyteti spanjoll, por presidenti Florentino Perez nuk është i prirur të shpenzojë shumë këtë verë për këtë repart – përveç nëse bëhet fjalë për Rodrin.
Sipas Guillem Balague në BBC, nuk ka asnjë shans që Rodri të largohet nga Manchester City në këtë afat kalimtar.
City nuk është i hapur për shitje dhe, sipas “Cadena SER”, pas hapjes së bisedimeve për kontratën e re me Rodrin, klubi anglez synon ta bëjë atë lojtarin e dytë më të paguar në skuadër pas Erling Haaland.