Real Madrid në panik: Ylli nuk luan ndaj Liverpoolit - Gazeta Express
string(51) "real-madrid-ne-panik-ylli-nuk-luan-ndaj-liverpoolit"

Sport

Gazeta Express

03/11/2025 13:20

Real Madrid në panik: Ylli nuk luan ndaj Liverpoolit

Sport

Gazeta Express

03/11/2025 13:20

Ylli 18 vjeçar i Real Madrid Franco Mastantuono ka pësuar lëndim dhe nuk do të paraqitet kundër skuadrës angleze Liverpool ditën e marte në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sipas mediumeve spanjolle, argjentinasi ka dhimbje pubike ( Pubalgia) dhe koha e rikuperimit të tij është ende e panjohur.

Mastantuono i shtohet listës së mungesave te Reali pas kapitenit Dani Carvajal dhe qendërmbrojtësit Antonio Rudiger.

Argjentinasi u transferua te Real Madrid nga klubi River Plate për një shifër prej 45 milionë eurove, dhe deri tani nuk ka arritur pritshmëritë e tifozëve madrilen.

Franco Mastantuono ka 9 paraqitje per Realit dhe ka arritur të shënojë vetëm një gol nga të gjitha paraqitjet.

/GazetaExpress/