Real Madrid dhe Liverpool të interesuar, De Paul u dërgon një mesazh - Gazeta Express
string(67) "real-madrid-dhe-liverpool-te-interesuar-de-paul-u-dergon-nje-mesazh"

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 10:50

Real Madrid dhe Liverpool të interesuar, De Paul u dërgon një mesazh

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 10:50

Duke folur për të ardhmen e tij pas humbjes 2-1 të Udineses kundër Sampdoria, Rodrigo De Paul tha se ai nuk i vendos ‘asnjë kufi’ vetes, pas raportimeve se Liverpool dhe Real Madrid po e kërkojnë atë.

Argjentinasi i dha epërsinë Udineses kundër Sampdorias në pjesën e dytë të një përplasjeje në Marassi të shtunën, por Sampdoria përfundimisht mori të tre pikët falë golave ​​të Antonio Candreva dhe Ernesto Torregrossa.

Lexo Edhe:

Sipas raporteve në Itali, Liverpool ia ka vënë syrin De Paul, i cili, megjithatë, nuk do të largohet nga Dacia Arena për më pak se 40 milionë euro.

“Nuk i vendos asnjë kufizim vetes,” i tha De Paul Sky Sport kur u pyet për një lëvizje të mundshme në Real Madrid.

“Sapo të bashkoheni me një ekip kombëtar si Argjentina, ndiheni se jeni gati të luani me këdo. Shpresoj se do të kem një karrierë të shkëlqyer dhe po punoj për ta arritur atë” – u shpreh De Paul. /Gazeta Express/