Reagon vokalisti i Trojës që këndoi në protestën e VV'së: Grupi është ndarë moti, kërkujt s'i jap llogari për këngët e mia - Gazeta Express
string(118) "reagon-vokalisti-i-trojes-qe-kendoi-ne-protesten-e-vvse-grupi-eshte-ndare-moti-kerkujt-si-jap-llogari-per-kenget-e-mia"

Reagon vokalisti i Trojës që këndoi në protestën e VV’së: Grupi është ndarë moti, kërkujt s’i jap llogari për këngët e mia

Gazeta Express

17/06/2020 18:12

Vokalisti i Grupit Troja, Bujar Berisha, ka dalë me një reagim pas lajmërimit publik se grupi ku ai këndonte është ndarë.

Pas lajmërimit që gjatë ditës së sotme kanë bërë rrok grupi kosovar Troja, me anë të të cilit kanë lajmëruar publikisht se ata janë ndarë dhe nuk funksionojnë më si grup pas gati 30 vjetësh, vjen edhe reagimi i vokalistit të grupit.

Lexo Edhe:

Në atë lajmërim thuhej se ndër arsyet e ndarjes është edhe përfshirja e politikës në grup dhe mos interesimi i tyre për t’u përfshirë në, sipas tyre, ‘ahengjeve’ politike, përcjell Gazeta Express.

Meqë ky lajmërim vjen pak ditë pas pjesëmarrjes së tyre në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, është nënkuptuar se ky kjo pjesëmarrje ka bërë që grupi të dalë me këtë vendim.

Megjithatë, vokalisti i grupit i cili ka qenë pjesë e këtij tubimi, ku ka performuar, thotë se nuk është e vërtetë që grupi është ndarë pas protestës së 12 qershorit.

Më poshtë është postimi i plotë i Berishës: