Reagon sërish KB Peja, thotë se Berisha ishte viktimë e “fyerjeve raciste” - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

04/05/2021 21:04

Reagon sërish KB Peja, thotë se Berisha ishte viktimë e “fyerjeve raciste”

Basketboll

Gazeta Express

04/05/2021 21:04

Reagon sërish KB Peja, thotë se Berisha ishte viktimë “fyerjeve raciste”

“Në fund çerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rëndë jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pati autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë…”, ky reagim i Ponte Prizrenit ka shtyrë KB Pejën që të bëjë një tjetër reagim.

“Ish reprezentuesi Polak”, Ponte Prizreni me këtë iu referua Dardan Berishës dhe KB Peja ka mbetur e zhgënjyer me veprimin e klubit nga Prizreni duke e cilësuar këtë “raciste”, raporton Gazeta Express.

Reagimi i KB Peja në mbrojtje të Dardan Berishës:

DARDAN BERISHA ËSHTË LOJTARI MË I MIRË SHQIPËTAR I TË GJITHA KOHËRAVE

Reagim ndaj deklarates skandaloze te ekipes se Prizrenit:

Sonte është sulmuar basketbolli i Kosovës, kapiteni i Kosovës dhe kapiteni i KB Peja.

Dardan Berisha është ish reprezentues i Polonisë në Kampionatin Europian, ai i cili ngriti Shqiponjën lart dhe na bëri të gjithëve krenar, është ai i cili e la Poloninë dhe erdhi i pari për të reprezentuar Kosovën në arenën ndërkombëtare deri sa shumë basketbollist tjerë vendor ende kan rezerva ta marrin këtë vendim. Është ai i cili e ngriti basketbollin e Kosovës në nivel tjetër me paraqitjet e tij tek Peja e Prishtina, madje edhe në garat më të vlefshme të basketbollit Europian.

Ne jemi krenar që kemi Dardanin në skuader dhe do të jemi pas tij gjithëherë. Kërkojmë nga qytatarët e Prizrenit të distancohen nga fyrjet raciste ndaj tij dhe bëjmë thirrje Federatës qe ta mbrojnë kapitenin e tyre me të gjitha masat e nevojshme.