Reagon Ronaldo pas humbjes tronditëse kundër Lyonit - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

27/02/2020 14:42

Reagon Ronaldo pas humbjes tronditëse kundër Lyonit

Futboll

Gazeta Express

27/02/2020 14:42

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nuk dëshiron ta lejojë veten të zhytet në zhgënjim pas humbjes 1:0 kundër Lyonit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke thënë se janë edhe 90 minuta për të luftuar në Torino.

Sulmuesi portugez e pranoi se bardhezinjtë dëshironin tjetër rezultat nga stadiumi Groupama të mërkurën mbrëma, por i ka inkurajuar bashkëlojtarët e vet të luftojnë për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ishte rezultati që deshëm ne, por ndeshjet në Ligën e Kampionëve janë gjithmonë të vështira. I kemi edhe 90 minuta për të luftuar në Torino dhe besojmë se do të vazhdojmë tutje në këtë garë”, tha Ronaldo.

Kampioni italian duhet të presë deri më 17 mars për ta shmangur tronditjen që i ndodhi në Francë dhe për t’u kualifikuar tutje.

Para atij takimi, Juve do t’i luajë edhe dy derbi të tjerë, të dielën kundër Interit në Serie A dhe javën e ardhshme kundër Milanit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. /Gazeta Express/