Reagon Ronaldinho pasi Messi e fitoi Topin e Artë përsëri - Gazeta Express
string(57) "reagon-ronaldinho-pasi-messi-e-fitoi-topin-e-arte-perseri"

Reagon Ronaldinho pasi Messi e fitoi Topin e Artë përsëri

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 9:15

Legjenda braziliane Ronaldinho e ka uruar Lionel Messi për fitimin e Topit të Artë 2021, duke shprehur kënaqësi që ish-bashkëlojtari i tij e fitoi të shtatin rekord në karrierë.

Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde në karrierë, për lojtarin më të mirë të vitit, të hënën në një gala mbrëmje në Paris, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi i Paris Saint-Germain i fitoi 613 gola, duke e lënë Robert Lewandowskin e Bayern Munich mbrapa me 580 vota.

Ronaldinho, i cili luajti përkrah Messit në Barcelonë nga viti 2003 deri më 2008, ndihet i lumtur për argjentinasin.

“Urime Leo Messi! Është kënaqësi e madhe të të shoh me një tjetër Top të Artë. Ju meritoni gjithçka në jetë. I shtati tashmë dhe të përshtatet edhe më shumë!” shkroi Ronaldinho në Twitter, i cili e kishte fituar Topin e Artë më 2005.

Argjentinasi e lë tani mbrapa rivalin e vet të përbetuar, Cristiano Ronaldo, i cili ka pesë Topa të Artë.

Messi ia fitoi Argjentinës trofeun e parë të madh pas një pritjeje të gjatë 28-vjeçare, kur triumfoi ndaj Brazilit në finale të Kupës së Amerikës 2021 në verë. Mënyra sesi 34-vjeçari e mbizotëroi turneun e Amerikës Jugore ishte e mahnitshme, pasi ai ishte golashënuesi më i mirë, asistuesi më i mirë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.

Ai po ashtu e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe e mbylli sezonin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në La Liga./Gazeta Express/