Reagon presidenti i Barcelonës pas deklaratës çuditëse të Koemanit - Gazeta Express
string(66) "reagon-presidenti-i-barcelones-pas-deklarates-cuditese-te-koemanit"

Reagon presidenti i Barcelonës pas deklaratës çuditëse të Koemanit

Futboll

Gazeta Express

23/09/2021 8:50

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka pranuar se e kishte kuptuar vonë se trajneri i skuadrës, Ronald Koeman, do të dilte me një deklaratë befasuese në një konferencë shtypi, por këmbënguli se e respekton të drejtën e tij për të folur siç dëshiron.

Koeman i habiti shumë njerëz kur nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve dhe e lexoi një deklarata para se të largohej nga dhoma e konferencës të mërkurën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Laporta ka treguar tani se ishte njoftuar nga Koeman vetëm pak kohë para se ai të dilte në konferencë para ndeshjes me Cadizin.

“Ne e kuptuam në çastin e fundit se ai donte ta bënte atë deklaratë dhe ai është i detyruar të dalë në konferencë dhe është i lirë të përgjigjet dhe të flasë siç të dojë”, tha Laporta për Koemanin.

“Ne e respektojmë vendimin e trajnerit, por ne dhe kapitenët e kuptuam pak para se të ndodhte”, shtoi ai./Gazeta Express/