Reagon OVL e UÇK pasi Basha kërkoi falje për artikullin: S’mjafton, duhet të shkarkohet, jemi në pritje të iniciativës së deputetëve - Gazeta Express
string(113) "reagon-ovl-e-uck-pasi-basha-kerkoi-falje-smjafton-duhet-te-shkarkohet-jemi-ne-pritje-te-iniciatives-se-deputeteve"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 17:54

Reagon OVL e UÇK pasi Basha kërkoi falje për artikullin: S’mjafton, duhet të shkarkohet, jemi në pritje të iniciativës së deputetëve

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 17:54

Pasi Kryeparlamentari Dimal Basha ka kërkuar falje sot për artikullin anti UÇK ku figuron si bashkëautor – me arsyetimin se i është kërkuar vetëm një pjesë për një temë tjetër e jo për UÇK’në, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë një reagim ku thonë se kërkim falja s’mjafton.

“Qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në reagim.

“Jemi në pritje të iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve tashmë u kemi drejtuar një kërkesë zyrtare për këtë çështje”, shtojnë ata.

Reagim i kategorive të dala nga lufta e UÇK-së:

Kërkimfalja e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, nuk mjafton.

Qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012, ku është cenuar lufta jonë çlirimtare dhe UÇK-ja, bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit, si dhe me respektin ndaj themeleve të shtetit tonë, të ngritura mbi sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të lirisë.

Për këtë arsye, qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Jemi në pritje të iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve tashmë u kemi drejtuar një kërkesë zyrtare për këtë çështje.