Reagon Mayweather pasi nuk arriti ta nokautojë yllin e YouTubes - Gazeta Express
string(63) "reagon-mayweather-pasi-nuk-arriti-ta-nokautoje-yllin-e-youtubes"

Reagon Mayweather pasi nuk arriti ta nokautojë yllin e YouTubes

Sporte tjera

Gazeta Express

07/06/2021 9:19

Floyd Mayweather ka thënë se ishte befasuar nga aftësitë e Logan Pulit për të boksuar, pasi ylli i YouTubes ia doli t’i mbijetojë legjendës së boksit në një luftë prej tetë rundeve në Miami.

Mayweather ia dha një varg goditjesh së pastra sensacionit të rrjetit social, i cili mezi qëndroi në këmbë për t’i mbaruar tetë runde luftë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nuk pati fitues zyrtar, siç e donin rregullat e këtij meçi ekzibicioni, por edhe pse nokauti lejohej asnjëri boksier nuk ia doli ta bëjë një të tillë.

Mayweather, i cili u rikthye në ring në moshën 44-vjeçare pas pensionimit më 2017, tregoi respekt për Paulin pas meçit.

“U argëtova. Duhet ta kuptoni se nuk jam 21 vjeç më. Është mirë të sillem vërdallë me këta djelmosha të rinj. T’i sprovoj aftësitë e mia. Thjesht të argëtohem”, tha Mayweather.

“Ai është luftëtar i ri shumë i mirë. I fuqishëm, i fortë. Ai është më i mirë seç mendoja se ishte. Ai është garues i fortë. Më befasoi sonte. Djalosh i mirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/