Reagon Leonora Jakupi pas thirrjes së Labit për protestë - Gazeta Express

Reagon Leonora Jakupi pas thirrjes së Labit për protestë

Rozë

Gazeta Express

02/05/2020 16:00

Leonora Jakupi mendon se nuk është me vend thirrja e Labinot Tahirit për protestë.

Labinot Tahiri mëngjesin e sotëm reagoi përmes një postimi të gjatë, pas njoftimit se gjatë këtij viti mund të anulohen dasmat e ahengjet e tjera familjare.

Duke prezantuar masat e reja lehtësuese, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ka mundësi që këtë vit këto organizime të mos mbahen, për t’i evituar tubimet.

Pas kësaj, ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri, i cili paralajmëroi protesta në rast se merr përkrahjen e estradës, madje shtoi se nuk ka asnjë pandemi, por është vetëm shpërlarje truri.

Labi thotë se këngëtarët kanë marrë kapare për datat e rezervuara dhe ato nuk mund t’i kthejnë pasi paratë i kanë hargjuar, duhet të paguajë tatimin, e të tjera.

Por, për këtë thirrje ai mori kundërshtimin e parë, ishte Leonora Jakupi ajo e cila deklaroi publikisht se për herë të parë nuk e përkrahë thirrjen e Labit për protestë.

“Jeta e qytetarit eshte me e rendesishme se gjithcka tjeter! Nje fjale popullore thot “cka t’bahet me te tjeret le te behet edhe me neve”. Ne kete shtet ka njerez me te varfer e ma nevojtar te cilet nuk kan mundesi as pune te thjesht te kene. Per here te pare nuk pajtohem me thirrjen e kolegut time Labinot Tahiri per proteste”, ka shkruar ajo.