Reagon Lazio, pas lajmit se ylli shqiptar ka koronavirus - Gazeta Express
string(55) "reagon-lazio-pas-lajmit-se-ylli-shqiptar-ka-koronavirus"

Gazeta Express

26/05/2020 22:06

Reagon Lazio, pas lajmit se ylli shqiptar ka koronavirus

Gazeta Express

26/05/2020 22:06

Lazio i ka hedhur poshtë thashethemet se portieri shqiptar Thomas Strakosha ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, duke i quajtur ato lajme të rreme.

Mediat lokale në Romë raportuan gjatë ditës së marte se gardiani i portës së Lazios dhe Kombëtares së Shqipërisë ka koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por shefi mjekësor i Lazios, Ivo Pulcini, e mohoi një gjë të tillë në një intervistë për Radio Punto Nuovo.

“Ky është lajm i rremë”, tha Pulcini.

“Nuk do të futem në hollësi, por fola me njerëzit e përfshirë në këtë dhe kemi qeshur me zë. Strakosha nuk ka Covid-19, e askush tjetër në Lazio”, shtoi ai.

Lazio ua kishte ndaluar lojtarëve të vet të largoheshin nga Roma gjatë karantinës, për dallim nga shumica e klubeve në Serie A, të cilat i kanë lejuar lojtarët e vet të ktheheshin nëpër vendet e tyre përkatëse. /Gazeta Express/