Reagon kompania autobusi i së cilës u përfshi në aksidentin e rëndë në Klinë, tregon se i vdekur ka mbetur shoferi i makinës: Të tjerët janë mirë - Gazeta Express
string(143) "reagon-kompania-autobusi-i-se-ciles-u-perfshi-ne-aksidentin-e-rende-ne-kline-tregon-se-i-vdekur-ka-mbetur-shoferi-i-makines-te-tjeret-jane-mire"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 10:53

Reagon kompania autobusi i së cilës u përfshi në aksidentin e rëndë në Klinë, tregon se i vdekur ka mbetur shoferi i makinës: Të tjerët janë mirë

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 10:53

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në rrugën Pejë-Prishtinë, ku si pasojë e aksidentit mes një autobusi dhe një veture, ka mbetur i vdekur një person dhe 5 të tjerë janë lënduar

Kompania turistike Pranvera Tours, ka reaguar pas këtij rasti të rëndë, duke njoftuar se ka humbur jetën shoferi i veturës.

Ndërsa shoferi dhe pasagjerët e autobusit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut.

“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë njëri nga autobusët e kompanisë sonë dhe një automjet tjetër. Fatkeqësisht, si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën shoferi i veturës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij në këtë moment të vështirë. Shoferi dhe pasagjerët tanë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut.”, thuhet në njoftim.