Reagon KGJK: Sulmi fizik ndaj gjyqtarit mbikëqyrës është sulm ndaj drejtësisë - Gazeta Express
string(76) "reagon-kgjk-sulmi-fizik-ndaj-gjyqtarit-mbikeqyres-eshte-sulm-ndaj-drejtesise"

Reagon KGJK: Sulmi fizik ndaj gjyqtarit mbikëqyrës është sulm ndaj drejtësisë

Gazeta Express

12/12/2019 9:37

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka reaguar pasi që gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Rifat Bllata, u sulmua fizikisht.

Këshilli thotë se është i shqetësuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit mbikëqyrës, Bllata, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare. Aktet e tilla të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht.

Lexo Edhe:

“Këto sulme, nuk paraqesin vetëm ndërhyrje në parimin fundamental të pavarësisë së sistemit gjyqësor, por njëkohësisht edhe shkelje ligjore. Andaj, sulme të tilla ndaj sistemit gjyqësor dhe KGjK-së paraqesin shqetësim serioz”, thuhet në një komunikatë për media të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Këshilli qëndron fuqishëm pranë gjyqtarëve, i mbështet në punën e tyre të pavarur dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor dhe fton organet kompetente që të ndërmerren të gjitha veprimet e duhura rreth këtij rasti dhe njëherësh zotohet në jetësimin e misionit të institucioneve gjyqësore për të siguruar rend dhe ligj në Republikën e Kosovës.