Kryetari i Partisë së Drejtësisë ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me Koalcionin për Familjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Agani ka shpalosur të vërtetën e Listës për Familjen.
“Ditëve të fundit janë hedhur në opinion pretendime të rreme dhe përpjekje për përvetësim politik të emrit dhe rezultateve të Koalicionit për Familje. Këto veprime nuk janë vetëm të pasakta — ato janë të papranueshme dhe përbëjnë tentim manipulimi ndaj qytetarëve.
Për hir të së vërtetës, po i sqarojmë faktet qartë dhe pa ekuivoke”, ka shkruar Agani
Sipas tij, Koalicioni për Familje u ngrit mbi një marrëveshje të shkruar dhe të nënshkruar ndërmjet katër partnerëve.
“ Dr. Ferid Agani, Partia e Drejtësisë (PD), z. Fatmir Smajli, grupi i ekspertëve dhe intelektualëve INTEGRITETI, z. Eman Rrahmani, grupi i deputetëve, dhe z. Behgjet Pacolli, Aleanca Kosova e Re (AKR). Ky koalicion u votua si një projekt i përbashkët politik, i mbështetur nga qytetarët me rreth 20 000 vota, dhe jo si platformë e askujt individualisht”, ka shkruar Agani.
Sipas tij, kushdo që pretendon se 20 000 votat janë “vota personale”, e bën këtë në kundërshtim me të vërtetën, me marrëveshjen politike dhe me çdo standard minimal të korrektësisë. /IndeksOnline/
Me poshtë e gjeni postimin e plotë pa ndërhyrje:
REAGIM PËR OPINIONIN PUBLIK
25 nëntor 2024
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Ditëve të fundit janë hedhur në opinion pretendime të rreme dhe përpjekje për përvetësim politik të emrit dhe rezultateve të Koalicionit për Familje. Këto veprime nuk janë vetëm të pasakta — ato janë të papranueshme dhe përbëjnë tentim manipulimi ndaj qytetarëve.
Për hir të së vërtetës, po i sqarojmë faktet qartë dhe pa ekuivoke.
Koalicioni për Familje u ngrit mbi një marrëveshje të shkruar dhe të nënshkruar ndërmjet katër partnerëve:
Dr. Ferid Agani, Partia e Drejtësisë (PD), z. Fatmir Smajli, grupi i ekspertëve dhe intelektualëve INTEGRITETI, z. Eman Rrahmani, grupi i deputetëve, dhe z. Behgjet Pacolli, Aleanca Kosova e Re (AKR).
Ky koalicion u votua si një projekt i përbashkët politik, i mbështetur nga qytetarët me rreth 20 000 vota, dhe jo si platformë e askujt individualisht.
Për këtë arsye, ne deklarojmë prerazi:
1. Rezultati i Koalicionit për Familje është 100% kapital kolektiv dhe përpjekja për ta shitur si “pronë personale” është devijim i rëndë politik dhe etik.
2. Kushdo që pretendon se 20 000 votat janë “vota personale”, e bën këtë në kundërshtim me të vërtetën, me marrëveshjen politike dhe me çdo standard minimal të korrektësisë.
3. Të gjithë kanë të drejtë të largohen, të ndryshojnë orientim apo të ndërtojnë projekte të reja, por askush — absolutisht askush — nuk ka të drejtë të përvetësojë rezultatin e një projekti të përbashkët për interesa të ngushta personale.
4. Çdo përdorim i emrit “Koalicioni për Familje” apo ” Lista për Familje” pas skadimit të marrëveshjes më 9 shkurt 2024 është i paautorizuar, i pavlefshëm dhe përbën mashtrim politik ndaj opinionit publik.
5. Kushdo që vazhdon të keqpërdorë këtë emër apo rezultat, pavarësisht paralajmërimeve të bëra, po futet vetë në territor të përgjegjësisë politike dhe ligjore.
Ne, tre partnerët që mbetëm të përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe vizionit fillestar, nuk do të lejojmë që puna, kontributi dhe vota e qytetarëve të deformohen nga interpretimet individuale që nuk kanë kurrfarë baze politike apo morale.
Do të vazhdojmë të mbrojmë transparencën, integritetin dhe seriozitetin në politikë.
Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën dhe të mos mashtrohen me narrativa të fabrikuara që nuk përfaqësojnë realitetin.
PD – Partia e Drejtësisë
INTEGRITETI – Grupi i ekspertëve dhe intelektualëve
AKR – Aleanca Kosova e Re