Reagon Federata e Kilit, thotë se lojtarët e saj çuan berber në hotelin e ekipit - Gazeta Express
string(79) "reagon-federata-e-kilit-thote-se-lojtaret-e-saj-cuan-berber-ne-hotelin-e-ekipit"

Reagon Federata e Kilit, thotë se lojtarët e saj çuan berber në hotelin e ekipit

Futboll

Gazeta Express

20/06/2021 23:17

Federata e Futbollit e Kilit ka njoftuar se i ka dënuar me gjobë disa futbollistë të ekipit të vet kombëtar, për siç tha, shkeljen e protokollit të koronavirusit në Kupën e Amerikës në Brazil duke e sjellë me vete një berber në hotelin e ekipit kombëtar.

Federata kiliane i hodhi poshtë thashethemet e mediave në Amerikën Jugore se lojtarët e saj kishin sjellë me vete në hotel prostituta, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Turneu u zhvendos nga Argjentina në Brazil për shkak të rasteve në rritje të koronavirusit në Amerikën Jugore.

Më herët u raportuan se Arturo Vidal, Gary Medel, Eduardo Vargas dhe dy futbollistë të tjerë u përfshinë në një skandal me prostituta, por kjo është mohuar nga Federata e Kilit.

Në një komunikatë për media, Federata e Kilit tha se futbollistët në fjalë e kishin sjellë në hotel një berber dhe njoftoi se i ka gjobitur ata për këtë veprim që bie në kundërshtim me protokollin e turneut.

“Federata e Futbollit e Kilit dhe stafi i trajnerëve i ekipit të parë e pranon se është shkelur protokolli shëndetësor i delegacionit që merr pjesë në Kupën e Amerikës, me hyrjen e paautorizuar të një berberi i cili, edhe pse kishte test negativ PCR, nuk është dashur të vinte në kontakt me lojtarët. Të përfshirët do të sanksionohen financiarisht”, thuhet në njoftimin e federatës kiliane.

Kili është në vendin e dytë në Grupin B në Kupën e Amerikës 2021, me katër pikë nga dy ndeshje, aq sa ka edhe liderja Argjentina. /Gazeta Express/