Reagon edhe Raiola: “Pogba nuk është pronë e imja, e as e Solskjaer” - Gazeta Express
string(64) "reagon-edhe-raiola-pogba-nuk-eshte-prone-e-imja-e-as-e-solskjaer"

Reagon edhe Raiola: “Pogba nuk është pronë e imja, e as e Solskjaer”

Gazeta Express

17/02/2020 23:50

Marrëdhëniet mes Raiolës, agjentit të Pogbës dhe klubit të Manchester United, tashmë nuk janë si më parë dhe kjo mund t’i dëmtojë ‘Djajtë e kuq’, pasi Mino mund ta largojë gjatë verës Paulin nga “Old Traford’.

Sido që të jetë, pak pasi Ole Gunnar Solskjaer reagoi për deklaratat e Raiolës për largimin e mundshëm të Paul Pogbës nga Manchester United, ka ardhur edhe reagimi i agjenti të lojtarit.

Lexo Edhe:

“Paul është lojtari ynë e jo i Minos”, kjo deklaratë e Solskjaer ka shtyrë Raiolën të lërë një postim në Instagram.

“Paul nuk është pronë e imja, e as e Solskjaer, Paul është i Paul Pogbës”, shkroi Raiola.

“Ju nuk mund të zotëroni një qenie njerëzore tashmë që është për një kohë të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar ose kudo tjetër. Shpresoj që Solskjaer nuk dëshiron të sugjerojë që Pauli është i burgosuri i tij”.

“Para se Solskjaer të bëjë komente për gjëra që unë them, ai duhet të informojë më mirë veten për përmbajtjen e asaj që është thënë”. /Gazeta Express/