Reagon edhe Liria për ngjarjen e sotme, pyet Vëllaznimin: Ku ishit kur ndodhi rasti i njëjtë në Malishevë? - Gazeta Express
string(103) "reagon-edhe-liria-per-ngjarjen-e-sotme-pyet-vellaznimin-ku-ishit-kur-ndodhi-rasti-i-njejte-ne-malisheve"

Sport

Gazeta Express

23/02/2025 20:55

Reagon edhe Liria për ngjarjen e sotme, pyet Vëllaznimin: Ku ishit kur ndodhi rasti i njëjtë në Malishevë?

Sport

Gazeta Express

23/02/2025 20:55

Liga e Parë e futbollit kosovar sot ishte dëshmitar i një përballje të fortë mes dy gjigantëve kosovar, Liria dhe Vëllaznimi.

Ndeshjen e madhe të skuadrave që dikur luanin në Superligë, e fitoi Liria, e cila udhëhiqet nga trajneri Leutrim Krasniqi.

Liria fitoi ndeshjen 1-0, duke vazhduar rrugëtimin për mundësinë e inkuadrimit në Superligën e Kosovës.

Por, menjëherë pas ndeshjes, tifozët prizrenas nisën të sulmojnë mysafirët nga Gjakova, madje disa prej tyre edhe u futën në fushën e lojës, duke e goditur edhe një lojtar të Vëllaznimit.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi i Lirisë, nga i cili kanë thënë se Vëllaznimi nuk kishte reaguar kur kishte ndodhur një situatë e ngjashme në Malishevë, në ndeshjen e parë mes këtyre dy klubeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement