Reagon Dortmundi: Nuk largohet Erling Halaand - Gazeta Express
string(44) "reagon-dortmundi-nuk-largohet-erling-halaand"

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 18:30

Reagon Dortmundi: Nuk largohet Erling Halaand

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 18:30

Erling Halaand do të vazhdojë të qëndrojë te Borussia e Dortmundi.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i klubit gjerman dhe një nga personat me më shumë peshë në vendimmarrje tek Borussia, Hans Joachim Watzke.

Lexo Edhe:

Ai ka qenë i prerë në lidhje me të ardhmen e supertalentit norvegjez që ka edhe 3 vite kontratë me verdhezinjtë.

“Nuk dua ta zgjas shumë. Erling Halannd këtë sezon do të jetë lojtar i Borussia Dortmundit”, tha ai.

Haaland është pjesë e Dortmundit që një sezon e gjysmë, ku ka shënuar 57 gola në 59 ndeshje.

Raportohet se për shërbimet e tij po insiston Chelsea dhe madje ka bërë gati 175 milionë euro, shifër që vet lojtari ditë më parë tha se shpreson të mos jetë e vërtetë; “Janë shumë para për një lojtar”. /Gazeta Express/