Reagojnë përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani - Gazeta Express
string(43) "reagojne-perfaqesuesit-e-ffk-se-ne-gjermani"

Reagojnë përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani

Gazeta Express

30/11/2019 13:38

Përmes një njoftimi për media, përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani kanë bërë të ditur se qëndrojnë fuqishëm prapa strukturave të tanishme udhëheqëse të FFK’së.

“Ne pёrfaqësuesit e FFK-së pёr Gjermani, tani e njёzet vjet e kemi pranuar misionin me vullnetin, dёshirën dhe sakrificën pёr tё mirën e vendit. Gjatё gjithё kёsaj kohe, pёrveç angazhimit qё pёr opinion ёshtё i ditur, kemi arritur qёllimin që DFB të futet nё funksion pёr tё mirën e FFK-së. Në mbёshtetje pёr lobim pёr pranim nё UEFA dhe FIFA, DFB ёshtё federata e cila ka luajtur rolin kyq edhe pёr pranimin por edhe për mbёshtetje tё fuqishme nё shumё projekte. Kjo vazhdon ta mbështesë FFK- edhe nё tё ardhmen. Tani jemi nё rrugën e zbatimit tё marrёveshjes sё dytё tё nёnshkruar, ku FFK-së do t’i sjellё mirёqenie nё tё ardhmen.

Lexo Edhe:

Nga gjithё ky angazhim, i cili ka sjellё rezultate tё jashtёzakonshme, ne në asnjё mёnyrё nuk jemi involvuar nё politikat e brendshme të FFK-së. Misioni ynё ka qenё pёrkrahja e FFK-së.Janё krijuar edhe nё tё kaluarёn situata tendencioze nga individё apo grupe tё caktuara tё interesit, por ne kemi vazhduar t’i pёrkrahim organet legjitime dhe zhvillimet pozitive tё FFK-së, kuptohet me mbёshtetje tё fuqishme të DFB-së. Ngjarjet e fundit qё janё duke u zhvilluar, me tendencё tё shkatёrrimit tё gjithë mundit tё shumё njerёzve pёr dy dekada, nuk na lejojnё qё tё qëndrojmё indiferentë, e sidomos nё momentet mё tё mira qё ёshtё duke i kaluar kombёtarja e jonё.

Nga ai investim shumёvjeçar dhe me sakrificёn e shumё individёve, sot, nё vend qё tё mobilizohemi dhe ta përkrahim fuqishëm FFK-në, nё njё mision që do të na bёnte të gjithёve krenarë në kualifikimet pёr Kampionatin Europian, individë dhe grupe të caktuara mundohen me metoda tё ulёta dhe nё kundёrshtim me çdo normё ligjore dhe morale tё pengojnë punёn e mirëfilltё tё FFK-sё, duke përdorur metoda shantazhi dhe ndikimi tek klubet dhe delegatёt, si dhe duke luajtur edhe rolin e gjykatave, ende pa u zhvilluar seancat gjyqёsore. Po ashtu, e keqja vazhdon edhe duke kёrkuar nёnshkrime me pretekstin se duhet tё “vijё unё”, se “ky ka pёr t’u dёnuar”. A nuk ёshtё e dhembshme kur ne, sot, si popull, jemi duke vuajtur izolimin pёr shkak tё kapjes sё gjykatave dhe me vite kemi pasur pengesa nga shtetet armike që të mbesim tё izoluar. E tani, rolin, pёr tё na kthyer nё izolim, e luajnё individё tё shtetit tonё. Ata a s nuk dihet pёr çfarë interesash veprojnë.

Sё fundi, nёse ne nuk i gjykojmё kёto veprime të rrezikshme, do tё kemi veshtirёsi t’i ruajmё miqtё tanё të cilёt na mbёshtetёn me vite dhe vazhdojnё tё na mbeshtesin. Prandaj, do tё kemi shumё vёshtirёsi qё t’i bindim ivestitorёt tё cilёt janё tё gatshëm tё investojnё nё futbollin e Kosovёs dhe sidomos do kemi vështirёsi t’i bindim lojtarёt me tё cilët jemi nё proces tё bisedimeve qё tё luajnë pёr Kosovёn. Kur tё gjithё ne jemi të përqendruar në tragjedinё e tërmetit nё Shqipëri, qё tё ndihmojmё dhe lehtёsojmё sadopak dhembjen dhe vështirësitё që populli ynё është duke kaluar në këto momente të vështira, individё tё caktuar e shfrytёzojnё edhe këtë rast tragjik për t’i realizuar qëllimet e tyre të errёta.Ne, së bashku me DFB-nё, u japim pёrkrahje të fuqishme organeve legjitime të FFK-së, Komitetit ekzekutiv, Presidentit Agim Ademi dhe Sekretarit Gjeneral Eroll Salihu. Pёrkrahja jo nё mbështetet nё punёn e tyre tё shkëlqyeshme tё kёtyre strukturave”, thuhet në njoftimin e përfaqësuesve të FFK’së në Gjermani. /