Zyrtarisht, të gjithë futbollistët e Liverpoolit janë kundër Superligës Evropiane.
Kapiteni i Redsave, Jordan Henderson, ka publikuar në llogarinë e tij ‘Twitter’ mesazhin e të gjithë shokëve të cilët s’duan që të luajnë në Superligën Evropiane, që edhe ashtu, është rrugës për t’u shpërbërë.
“Nuk e duam dhe nuk duam që të bëhet. Ky është pozicioni ynë i përbashkët. Përkushtimi ynë për këtë klub dhe tifozët është absolut dhe i pakushtëzuar”. /Gazeta Express/
— Jordan Henderson (@JHenderson) April 20, 2021