Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën: “Kuku unë s’kom Spotify!” - Gazeta Express
string(75) "reagimi-qesharak-i-nenes-se-yllit-per-kengen-me-riten-kuku-une-skom-spotify"

Yjet

Gazeta Express

07/11/2025 20:37

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën: “Kuku unë s’kom Spotify!”

Yjet

Gazeta Express

07/11/2025 20:37

Kënga më e re e Yll Limanit dhe Rita Orës, me titull “All Natural”, sapo doli në platformat digjitale dhe menjëherë krijoi jehonë të madhe te publiku. Bashkëpunimi i shumëpritur mes dy artistëve u prit me entuziazëm si në Kosovë ashtu edhe në diasporë.

Por, përveç reagimeve të fansave, një detaj i ëmbël ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë me të qeshura. Yll Limani ka ndarë në InstaStory një mesazh nga nëna e tij, e cila me shumë sinqeritet dhe humor shkruan:

“Kuku unë s’kom Spotify.”

Reagimi i saj i thjeshtë, spontan dhe shumë njerëzor, ka marrë vëmendjen e publikut, duke treguar edhe një herë afërsinë dhe natyralitetin e familjes Limani, pavarësisht suksesit ndërkombëtar të djalit të tyre.

Aktualisht, kënga është e disponueshme vetëm në Spotify, ndërsa kënga është publikuar edhe në YouTube. /GazetaExpress/