Reagimi i Unai Simon për lënien jashtë të Joan Garcias: Ka dhënë më shumë se kushdo për ekipin e tij - Gazeta Express
string(99) "reagimi-i-unai-simon-per-lenien-jashte-te-joan-garcias-ka-dhene-me-shume-se-kushdo-per-ekipin-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 17:39

Reagimi i Unai Simon për lënien jashtë të Joan Garcias: Ka dhënë më shumë se kushdo për ekipin e tij

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 17:39

Luis de la Fuente shpalli javën e kaluar listën e fundit të Kombëtares së Spanjës, dhe pati shumë reagime për lënien jashtë të portierit të Barcelonës, Joan Garcia.

24-vjeçari shkëlqeu me Espanyolin sezonin e kaluar dhe ka vazhduar në të njëjtën formë që kur iu bashkua ekipit të Hansi Flick gjatë verës.

Shumë u befasuan që Garcia nuk u përfshi, pasi De la Fuente – i cili e justifikoi vendimin e tij – vendosi të vazhdojë me treshen e zakonshme: Unai Simon, David Raya dhe Alex Remiro. Tani, Simon ka reaguar për situatën.

Duke folur për Radio Marca (përmes MD), Simon foli me superlativa për Garcian, duke veçuar paraqitjen e tij të fundit kundër Rayo Vallecanos të dielën.

“Është normale të flitet dhe të vlerësohet se sa portier i madh është Joan. Ai ishte ai që dha më shumë për ekipin e tij, në këtë rast Espanyolin, dhe me Barcelonën ka nisur po ashtu shumë mirë. Po zhvillon një sezon shumë të mirë, ashtu siç e pamë në Vallecas kundër Rayos.”

Ai madje tha se Garcia ishte portieri më i mirë i La Ligës sezonin e kaluar, por theksoi se treshja e përzgjedhur nga De la Fuente e meriton plotësisht vendin në ekip.

“Courtois për mua vazhdon të jetë portieri më i mirë në botë, por Joan ishte portieri më i mirë në La Liga sezonin e kaluar. Kjo nuk do të thotë që ne të tjerët të ndihemi sikur nuk vlejmë, edhe ne kemi peshën tonë këtu.

Duhet të vlerësojmë çfarë kanë arritur tre portierët që janë këtu. Unë vlerësoj veten time… jam portieri i Athleticut, dy vite më parë fituam çmimin Zamora, sezonin e kaluar pësojmë shumë pak gola dhe fituam Kampionatin Evropian.”

Simon pritet të jetë titullar kundër Bullgarisë dhe Turqisë në ndeshjet e para kualifikuese të Spanjës për Kupën e Botës 2026, me sfidën e parë që zhvillohet të enjten.