Reagimi i Qeverisë për vendimin e Supremes, Gruda: U shkrua në panik, rrethi për ta po ngushtohet  - Gazeta Express
string(94) "reagimi-i-qeverise-per-vendimin-e-supremes-gruda-u-shkrua-ne-panik-rrethi-per-ta-po-ngushtohet"

Gazeta Express

16/07/2025 22:08

Reagimi i Qeverisë për vendimin e Supremes, Gruda: U shkrua në panik, rrethi për ta po ngushtohet 

Gazeta Express

16/07/2025 22:08

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte në “Rubikon” ka folur në lidhje me reagimin e Qeverisë në detyrë për vendimin e Gjykatës Supreme.

Ai tha se ky reagim është shkruar në panik dhe u shpreh se për Qeverinë në detyrë po ngushtohet rrethi.

“Kushdo që e lexon këtë komunikatë, e kupton atë që thash, rrethi për Qeverinë po ngushtohet, kjo është e shkruar në panik”.

“Pse? Deri sot këta kanë thënë “nuk është problem me ushtru funksionin e deputetit dhe ministrit”, prej dje Qeveria po thotë hala nuk jemi deputet. Deputet ne bëhemi ditën e certifikimit të rezultateve”, u shpreh tutje Gruda