Reagimi i ministrit Çeku për humbjen e poetit Bajraj dhe producentës Berisha - Gazeta Express
string(76) "reagimi-i-ministrit-ceku-per-humbjen-e-poetit-bajraj-dhe-producentes-berisha"

Arte

Gazeta Express

23/06/2022 16:12

Reagimi i ministrit Çeku për humbjen e poetit Bajraj dhe producentës Berisha

Arte

Gazeta Express

23/06/2022 16:12

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka reaguar për vdekjen e poetit Xhevdet Bajraj dhe producenten Vjosa Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale ministri Çeku ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe komunitetin artistik duke potencuar se arti kosovar ka humbur dy njërës të jashtëzakonshëm.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë:

Dje na la Xhevdeti, sot Vjosa. Në kulmin e dhimbjes për ndarjen nga jeta të poetit të madh shqiptar, Xhevdet Bajraj, na erdhi lajmi tjetër i kobshëm për shkuarjen në amshim të regjisores dhe producentes së njohur, Vjosa Berisha.

Në momente si këto, fjalët nuk arrijnë të kapin thellësinë e dhimbjes. Arti ynë humbi dy njerëz të jashtëzakonshëm, krijues të palodhshëm, personalitete të pazëvendësueshme.

Ngushëllime familjeve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhevdetit dhe Vjosës.

/Gazeta Express