Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu i ka reaguar Albulena Haxhiut pasi ajo e mbrojti deputeten Fitore Pacollli për siç tha “sulm ndaj saj”.
Deliu ndau mesazhin e Alban Krasniqit, bashkëshortit të Haxhiut i cili me gjuhë seksiste i kishte shkruar Blerta Deliut.
Pikërisht kërcënimi dhe gjuha seksiste e Krasniqit ndaj Deliut kishte ndodhur 8 vjet më parë.
“Znj, Albulena Haxhiu, Sot, rastësisht, Facebook më kujtoi sulmin seksist që më është bërë nga bashkëshorti juaj, pikërisht më 28 korrik, para 8 vitesh. Për fat të keq, kjo ngjarje nuk ka marrë kurrë trajtimin e duhur institucional. Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjesht është kjo punë”, ka thënë Deliu. /Gazeta Express