string(104) "reagimi-i-kurtit-kur-myftiu-ia-permendi-bllokaden-rrogat-po-ju-ecindikush-nga-bik-najfare-mesyshi-e-keni"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 10:56

Reagimi i Kurtit kur Myftiu ia përmendi bllokadën: Rrogat po ju ecin…dikush nga BIK: Najfarë mësyshi e keni

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 10:56

Delegacioni i qeverisë në largim në krye me Albin Kurtin ka vizituar sot BIK’un për festën e Kurban Bajramit. Përveç Kurtit, aty kanë shkuar zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, Besnik Bislimi, Faton Peci, Hajruallu Çeku dhe një këshilltar i Kurtit.

Derisa kanë biseduar në prani të kamerave, Tërnava i ka thënë Kurtit” …desha t’i ftoj të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava.

Ndaj kësaj ka reaguar Kurti duke e bërë një “distancim” duke thënë se deputetëve “rrogat po ju ecin…”

Dikush nga pala e Bashkësisë Islame ka reaguar duke thënë “najfarë mësyshi e keni…”

Pak më vonë Tërnava i është drejtuar Besnik Bislimit “ty si po të shkojnë bisedimet atje” duke aluduar në procesin negociator Kosovë -Serbi. Bislimi ka reaguar duke qeshur “e kemi gjetë nifar mesi”, teksa pjesa tjetër e përgjigjes nuk dëgjohet.

Kurti ndërkohë është dëgjuar duke folur edhe për zhvillimet në teknologji duke thënë se ato nuk duhet ta zëvendësojnë trurin e njeriut. Po ashtu, Myftiut i ka treguar se zëvendësja e tij, Emilia Rexhepi, ka qenë për vizitë në Katar.

Me këtë rast Tërnava ka pyetur Rexhepin “si kalove, a e patë çka kanë bo ata” duke aluduar në zhvillimin e këtij vendi të Gjirit Persik./Express/

aaaaa