Reagimi i Klitschkos pas fitores së Joshuas ndaj Ruizit - Gazeta Express
string(55) "reagimi-i-klitschkos-pas-fitores-se-joshuas-ndaj-ruizit"

Gazeta Express

08/12/2019 14:00

Reagimi i Klitschkos pas fitores së Joshuas ndaj Ruizit

Gazeta Express

08/12/2019 14:00

Wladimir Klitscho i ka dërguar mesazh urimi Anthony Joshuas, i cili u bë dy herë kampion bote në kategorinë e rëndë të boksit të shtunën mbrëma.

Joshua i rifitoi titujt WBO, WBA dhe IBF – të cilët i kishte humbur pas disfatës ndaj Ruizit në meçin e parë mes tyre gjashtë muaj më parë – duke e dominuar meksikanin në një plan të ekzekutuar në mënyrë të përkryer, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klischko ka kohë të gjatë që është mentor i Joshuas – ndaj të cilit humbi në meçin e vitit 2017 – dhe është ndër të parët që e ka uruar britanikun për fitoren ndaj Ruizit të shtunën.

“Anthony Joshua, attaboy. Vazhdo të bokësosh”, shkroi Klitschko në rrjetet sociale.

Joshua e ka përdorur Klitschkon si frymëzimin dhe këshilltar jo zyrtar gjatë karrierës së tij.

Pas humbjes turpëruese ndaj Ruizit gjashtë muaj më parë, Klitschko i bëri thirrje Joshuas ta lërë anash telefonin dhe t’i kthehet palestrës për t’u kthyer në majat e boksit. /Gazeta Express/