Reagimi i Allegrit pas humbjes turpëruese të Juventusit kundër Chelseat - Gazeta Express
string(71) "reagimi-i-allegrit-pas-humbjes-turperuese-te-juventusit-kunder-chelseat"

Reagimi i Allegrit pas humbjes turpëruese të Juventusit kundër Chelseat

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 9:16

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka pranuar se skuadra e tij ka të meta dhe është zotuar në përmirësimin e tyre, pas humbjes turpëruese 4:0 kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve të martën.

Juventusi e kishte të siguruar kalimin në rrethin e 16 më të mirëve dhe takimi i djeshëm ishte duel i drejtpërdrejt për vendin e parë në grup, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por pasi fitoi 1:0 në Torino falë një goli të Federico Chiesas, skuadra e Allegrit doli e dërrmuar nga Stamford Bridge të martën mbrëma.

Trevor Chalobah, Reece James, Callum Hudson-Odoi dhe Timo Werner shënuan për fitoren e thellë të skuadrës së Thomas Tuchel.

Kjo ishte humbja më turpëruese e Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe e para në të gjitha garat me rezultat 4:0 që prej disfatës 4:0 kundër Romës në Serie A më 2004.

Duke folur pas ndeshjes, Allegri tha: “Në pjesën e parë luajtëm mirë. Pas pushimit mes pjesëve, ata vazhduan me trysni ndaj ndesh dhe ne u treguam shumë të dobët te goli tretë dhe ai i katërti”.

“Është zhgënjim t’i pranosh katër gola, por synimi është arritur. I uroj djemtë për kalimin në rrethin e 16 më të mirëve”.

Ai shtoi: “Ne kemi të meta, nuk mund ta mohojmë. Por ne do të punojmë për t’i përmirësuar ato”. /Gazeta Express/