Reagimi FSSHK'së: Qerasni miqtë me nga një maskë, partitë po e shndërrojnë vendin në Wuhan - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

10/07/2020 16:28

Reagimi FSSHK’së: Qerasni miqtë me nga një maskë, partitë po e shndërrojnë vendin në Wuhan

Lajme

Gazeta Express

10/07/2020 16:28

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka apeluar ta Qeveria e Kosovës dhe partitë politike që të veprojnë në lidhje me pandeminë COVID-19, përndryshe vendi do të bëhet “Wuhan i Ballkanit”.

Qyteti kinez Wuhan është vendi ku ka filluar pandemia COVID-19.

FSSHK-ja ka bërë apel të dëgjohen profesionistët shëndetësorë, ndërsa ka rekomanduar që të bëhen urgjentisht më tepër testime, të bëhen testime nëpër komuna e institucione private, të dyfishohet buxheti për shëndetësi, për të punësuar punëtorë shëndetësorë pa burokraci e referenca politike dhe të stimulohen punëtorët shëndetësorë.

Komunikata e plotë e FSSHK-së:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës apelon për Politikë apo Shëndetësi.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës duke qenë para një kollapsi në shëndetësi ju njoftojmë se situata është duke dalur jashtë kontrrollit dhe kjo falë politikave të ndyra të gjitha partive politike.

Të gjitha këto veprime burokratike nga pozita dhe opozita në emër të të ashtuquajturave ligje është duke e përshkallëzuar situatën e keqe me COVID-19.

Në këtë situatë FSSHK edhe njëherë bën apel që të DËGJOHEN profesionistët shëndetësor të IKSHPK-së, apelet e Prof. Dr. Lul Rakës dhe të njerëzve që po merren direkt me luftimin e Pandemisë, e kursesi të mos dëgjohen Komisionet Ad-hoc të formuara nga politika.

Ministër Zemaj, asnjë justifikim politik nuk vlen në këtë kohë nëse ju e bëni në bazë të burokracisë dhe veprimeve partiake.

FSSHK edhe njëherë alarmon që nëse Qeveria aktuale dhe partitë politike pozitë dhe opozitë nuk veprojnë në lidhje me Pandeminë COVID-19 neve do të jemi Wuhan i Ballkanit.

FSSHK rekomandon:

Të rritet numri i testimeve urgjentisht(të mos priten donatorët);

Të bëhen testet nëpër Komuna dhe institucione private;

Të dyfishohet buxheti për shëndetësi(punësimi i punëtorëve shëndetësor pa burokraci dhe referenca politike) si dhe të stimulohen punëtorët shëndetësor që janë të stërlodhur;

Të dëgjohen VETËM dhe VETËM instruksionet e profesionistëve shëndetësor;

Në të kundërtën punëtorët shëndetësor nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore në rrjedhën e mëtutjeshme të përkeqësimit eventual të situatës.

Një porosi nga Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla (qerasni mikun tuaj me një maskë në vend të një kafeje në ditë ) me këtë do ia dalim.