Brahim Díaz e përjetoi një moment të veçantë mbrëmë pasi e mësoi se Kombëtarja e Marokut u shpall kampion i Kupës së Afrikës (AFCON), pas vendimit zyrtar që ia dha titullin.
Mesfushori i Real Madridit u informua për këtë zhvillim pas ndeshjes së fundit me klubin e tij Real Madrid në fitoren 2:1 ndaj Manchester Cityt dhe kamerat e kapën reagimin e tij.
Fillimisht, ai u duk i habitur nga lajmi, përpara se të buzëqeshte dhe ta shfaqte qartë gëzimin për këtë vendim, shkruan “Gazeta Express”.
𝐁𝐑𝐀𝐇𝐈𝐌 𝐈𝐒 𝐒𝐇𝐎𝐂𝐊𝐄𝐃 🤯🏆🇲🇦
🎥 @JaimeHerrero19 pic.twitter.com/xeifmqKkRh— 433 (@433) March 17, 2026
Ky moment ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, sidomos duke e pasur parasysh rolin e tij në finalen e turneut, ku e kishte humbur një penallti vendimtare.
Vendimi i fundit i autoriteteve të futbollit afrikan për ta shpallur Marokun erdhi pasi u konsiderua se Senegali i kishte shkelur rregullat gjatë finales duke e lëshuar fushën, duke bërë që rezultati të ndryshohej në tavolinë. /Gazeta Express