“Për të treguar që kemi një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin, për të treguar se dashuria ekziston”
Të ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, kanë qenë Albi Buzali, ish-konkurrent i “Për’puthen” dhe partnerja e tij Xhesiana Zahoaliaj. Ata kanë folur më shumë për historinë e tyre të dashurisë, planet për martesë dhe jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Keni hedhur një foto afër ambienteve të “Big Brother”, keni marrë ndonjë ftesë, apo e bëtë për të ngacmuar produksionin?
Albi: Atë e bëmë për të ngacmuar produksionin e “Big Brother VIP” por edhe për të ngacmuar audiencën, për të parë nëse do të donin të na shihnin të dy në “Big Brother”. Reagimet ishin shumë pozitive. Kisha komente që thonin se do ta fitojmë. Më dha një vetëbesim shumë të lartë. Mendoj se mund të japim shumë tek ai reality show.
Xhesi: E hodha edhe unë atë foto, ndoqa hapat e burrit. Këtej nga unë u bënë gati dronët. Po i numëroja, sa drona do dërgonin. Ishte një energji fantastike, reagime shumë të mira.
Ronaldo: Keni pasur një ftesë konkrete?
Albi: Jo, akoma. Nuk mendoj se kanë filluar ende, varet se kur fillon reality show. Shpresojmë të kemi.
Ronaldo: Pse duheni ju në “Big Brother”?
Albi: Për të treguar që kemi një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin, për të treguar se dashuria ekziston. Ne nuk do tregojmë vetëm bukurinë nga rrjetet sociale, videot tona, se ne mund të kemi dhe sherre që hasim dhe si i zgjidhim ato sherre.
Ronaldo: Si do ta përballoni ju nëse futeni aty brenda? Mund të ketë ndonjë djalë që flirton me Xhesin, apo ndonjë vajzë që flirton me Albin…
Albi: Ne besojmë shumë te njeri-tjetri, komunikojmë shumë dhe jam i sigurt se të dy ne do ta zgjidhim sepse gjëja kryesore jemi ne. /TAR/