Sot ka vdekur producentja e njohur kosovare Vjosa Berisha e cila vuante nga një sëmundje e rend për një kohë të gjatë.
Vjosa Berisha lindi me 23 korrik 1972 në Prishtinë. Për rreth 20 vite ishte aktive në marrëdhëniet me publikun, media dhe industrinë e filmit. Ajo së bashku me Fatos Berishën (bashkëshortin) formuan B2 një kompani kritike të filmit në vitin 2003.
Ishte ideatorë dhe menaxhere e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, PriFest që nga viti 2008, një festival ky që u bë nder më të rëndësishmit në industrinë e filmit kosovar.
Vjosa Berisha ishte anëtare e “European Film Academy” që nga viti 2013 dhe kishte një bagazh të rëndësishëm në shkollim. U bë për vite me radhë zëri më i fuqishëm për të drejtat e komunitetit LGBTI.
Për vdekjen e Vjosa Berishës kanë reaguar artistë, kolegë miq e të afërm të producentës.
Reagimet nga Ministria e Kulturës e Teatri Kombëtar.
Reagimi i Ministrisë së Kulturës:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të regjisores dhe producentes, Vjosa Berisha.
Ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë.
Vjosa Berisha, në 50 vitet e saj, la një trashëgimi mbi 20 vjeçare në industrinë e filmit dhe ishte bashkëthemeluese dhe drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” për më shumë se një dekadë. Kolegialiteti, qasja pozitive dhe angazhimi i saj ishte i pashoq dhe do ti mungoj gjithë komunitetit artistik.
Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e re të vendit tonë.
Ngushëllime familjes, miqve, dhe shoqërisë tonë!
Reagimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës:
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për humbjen e bashkëpunëtores dhe mikes së Teatrit Kombëtar të Kosovës, Vjosa Berisha!
Teatri Kombëtar i Kosovës u shprehë ngushëllime të sinqerta familjeve Berisha e Istrefi dhe të gjithë bashkëpunëtorëve!
/Gazeta Express
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....