Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor - Gazeta Express
string(74) "raundi-i-dyte-i-zgjedhjeve-neser-sot-nis-shperndarja-e-materialit-zgjedhor"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 7:25

Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 7:25

Nga ora 08:00 nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025, ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor, ndërsa në 18 komuna të vendit ku s’u zgjodh kryetari në raundin e parë, nesër do të vendoset për emrat e kryetarëve.

Komunat në të cilat nesër do të ketë garë janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti./Express/