Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv tha se marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike.
“Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Kosovë”, shkroi ajo në një postim në X.
“Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave”, shtoi ajo.
Ambasadorja Ziv theksoi se “që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”.

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...