Rasti "Zhvatja", sot prezantohen materiale nga usb-ja e biznesmenit, Zoran Kiçeec - Gazeta Express
string(77) "rasti-zhvatja-sot-prezantohen-materiale-nga-usb-ja-e-biznesmenit-zoran-kiceec"

Gazeta Express

18/02/2020 10:08

Rasti “Zhvatja”, sot prezantohen materiale nga usb-ja e biznesmenit, Zoran Kiçeec

Gazeta Express

18/02/2020 10:08

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdon gjykimi për rastin “Zhvatja” në të cilin të akuzuar janë Bojan Jovanovski (Boki 13), ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec, i cili në seancën e parë e pranoi fajin dhe u dënua me 3 vjet burg, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme, ashtu siç u paralajmërua, do të lëshohen edhe tre skedarët e mbetur të usb-së së Zoran MilevskiKiçeec. Paraprakisht, Prokuroria kërkoi që të mos publikohen bisedat pasi që nuk janë relevante për rastin, por dje Ruskoska kërkoi që edhe ata të nxirren, për ashtu siç tha, të mos krijohet përshtypje se Prokuroria po fsheh ndonjë dëshmi.

Lexo Edhe:

Ndryshe, në rastin “Zhvatja”  përpos të dënuarit me tre vite, biznemesmenit Zoki Kiçeec, të akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria” për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orce Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro, përcjell Gazeta Express./V.Leka/