Rasti në Leposaviq, Prokurori e cilëson të dyshimtë vdekjen e 16-vjeçarit – Policia jep detaje - Gazeta Express
string(91) "rasti-ne-leposaviq-prokurori-e-cileson-te-dyshimte-vdekjen-e-16-vjecarit-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 16:43

Rasti në Leposaviq, Prokurori e cilëson të dyshimtë vdekjen e 16-vjeçarit – Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 16:43

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka dhënë detaje për vdekjen e një të riu, 16-vjeçar, në fshatin Zemanic të Leposaviqit.

Në komunikatën e policisë, thuhet se sipas deklarimeve të dëshmitarëve, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor dhe më pas ishte rrotulluar me të, shkruan Gazeta Express.

Tutje, është njoftuar edhe se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve.

Komunikata:

Vdekje e dyshimtë

Mitrovicë Veri ,10 Shtator 2025

Më datën 10.09.2025, rreth orës 11:00, Policia në Leposaviq ka pranuar informatën nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare se një person në fshatin Zemanic të Leposaviqit ishte rrotulluar me traktor dhe dyshohej se ishte pa shenja jete.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.P., 16 vjeç.

Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor dhe më pas ishte rrotulluar me të.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve. /GazetaExpress