Rasti në Karaçevë: Bekë Berisha kërkon dorëheqjen e Rashit Qalajt - Gazeta Express
string(64) "rasti-ne-karaceve-beke-berisha-kerkon-doreheqjen-e-rashit-qalajt"

Gazeta Express

12/08/2020 20:25

Rasti në Karaçevë: Bekë Berisha kërkon dorëheqjen e Rashit Qalajt

Gazeta Express

12/08/2020 20:25

Hyrja dhe patrullimi i 11 ushtarëve serbë në Karacevë ka nxitur reagime në vend.

Prezenca e tyre në këtë vend, shqetësoi banorët, ndërkohë liderë të vendit e deputetë patrullimin e tyre po e shohin si provokim.

Lexo Edhe:

Për Lëvizjen e lirshme dhe pa asnjë paralajmërim tek organet kompetente në Kosovë, u diskutua këtë të mërkure edhe në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Reagim më të ashpër në këtë komision, kishte deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i cili kërkoi edhe shkarkimin e drejtorit të Policisë. I njejti përmendi fakte që edhe në kohën kur Kurti po qeverisje, në Kosovë kishin hyrë ushtarët serbë

I njejti ka vazhduar edhe më tej, duke kritikuar Qalajn se i njejti është bërë servil I cdo pushteti.

Kjo nuk është hera e parë që xhandërmëria serbe kalon në atë pjesë. Për këtë shkak sipas deputetit të VV-së, asnjë qeverie nuk mund t’i lihet faji.

Për patrullimin e të premtes ministri i punëve të brendshme, Agim Veliu kishte thënë se ka qenë vetëm lëvizje rutinore. E për këtë deklaratë, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar që Veliu të ftohet në Interpelancë.

Prezenca e serbeve në Karacevë, ka tensionuar edhe më shumë koalicionin qeverisës.