Rasti “Monstra/ Ajdari: Janë munduar t’i zhdukin provat, vendimi është politik - Gazeta Express
string(73) "rasti-monstra-ajdari-jane-munduar-ti-zhdukin-provat-vendimi-eshte-politik"

Rasti “Monstra/ Ajdari: Janë munduar t’i zhdukin provat, vendimi është politik

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 17:26

Gjykata Penale e Shkupit të martën ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet brgim. Një person tjetër, Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave, raporton Gazeta Express

Familjari i të akuzuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, ka thënë për T7 se vendimi i marrë sot është politik dhe jo i bazuar në fakte.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se dëshmitë për rastin nuk janë marrë parasysh.

“Ka qenë vendim politik që është marrë me porosi jo me argumente. Jemi me një shtet që nuk mund t’i anashkaloj pazaret që i bëjnë me të fuqishmit. Në protestuam për rrëzimin e qeverisë së Grueskit për ta sjell një qeveri të re që do ta reformonte gjyqësorin, por kjo nuk ndodhi. Dëshmit s’janë marrë parasysh. Nuk prezantohen dëshmitë e telefonatave, kamerat e sigurisë”, ka thënë ai.

Ajdari ka thënë se janë munduar që t’i zhdukin provat dhe se vendi ku ka ndodhur vrasja është mbuluar me asfalte për t’u zhdukur provat.

“Është gjetur vetura me qelës në bravë. Pastaj del e mbyllur dhe e lënë diku për të zhduk provat materiale. Ne e kemi shumë të qartë që gjykatësi nuk lejon rikostruimin e ngjarjes te vendi ku ka ndodh krimi sepse thotë se e ka mbuluar uji. Vendi i ngjarjes është mbuluar me asfaltë për tu zhdukur provat. Ata po tentojnë t’i zhdukin provat, dhe po duan të sjellin një vendim gjë që e bënë sot. Ne e dimë kush është dëshmitar i koduar të cilin e përdorin në mungesë të argumenteve”, ka thënë ai.

Ai ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, që siç ka thënë ai ka pasur përgjime për këtë rast por që nuk i ka dorëzuar dhe ka bërë pazar me to.

Ajdari tha se të premten përsëri do të protestojnë./GazetaExpress/