Sot gjatë ditës është raportuar se në komunën e Prishtinës është sulmuar Kryetari i Lidhjes për Prishtinë, Fehmi Kupina.
Për këto raportime ka reaguar Shkëmb Manaj, nënkryetar i kryeqytetit.
Manaj ka thënë se ka qenë asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kryeqytetit, Sami Salihu, ai që është sulmuar fizikisht.
‘‘Për korrektësi dhe për njoftimin e mediave dhe të qytetarëve, sot para objektit të Komunës së Prishtinës është sulmuar fizikisht asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kryeqytetit, z. Sami Salihu! Kjo është e vërteta!’’, ka shkruar ai.
Manaj ka thënë edhe se kjo do të vërtetohet edhe nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë
‘‘E njëjta do të vërtetohet edhe nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë duke marr paraysh provat nga vendi i ngjarjes dhe video inqizimet!’’, ka përfunduar në postimin e tij nënkryetari i komunës së Prishtinës. /GazetaExpress