Mbrojtja e të akuzuarit të parë në rastin e lehonës nga Dibra, Jilldiz Veaposka do të kërkojë përjashtim të gjyqtarit Jordan Jovanov, të kryetarit të gjykatës në Strugë dhe të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Manastir, përcjell Gazeta Express nga Alsat.
Mbrojtja e gjinekologut të spitalit të përgjithshëm të Strugës Muhamed Asani kërkon që lënda të shqyrtohet nga Gjykata Supreme në Shkup. Seanca e sotme u shty. Sot duhej të dëgjoheshin dy nga tre mjekët që përgatitën superekspertizën, pasi dy të mëparshmet të mbrojtjes dhe prokurorisë ishin kontradiktore.
Veaposkës, në vitin 2020, pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës, iu hoqën tre organe. I akuzuari i parë është gjinekologu Muhamed Asani, i dyti mjeku Blerton Asasani dhe e treta mjekja Liljana Jovanoska. Sipas Prokurorit Publik, qëllimi i mbrojtjes është zvarritja e procesit.
“Unë garantoj me kokë se kjo çështje do të shkojë deri në fund, se do të marrim një aktgjykim dënues dhe se me vendim të formës së prerë do ta përfundojmë këtë vit. Kjo do të thotë se këto janë përpjekjet e fundit të njerëzve që nuk kanë më çfarë të nxjerrin nga mënga, tashmë të gjitha alibitë u shterën dhe kjo është e vetmja gjë e fundit që mund ta bëjnë”, tha Sasho Janev – avokati i Jildiz Veaposka.
“Pas kaq shumë kohësh që po zgjat procedura, sot mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtarit, kërkesë që mund ta bënte më herët. Ne jemi kundër këtyre kërkesave dhe kërkojmë që gjykata t’i refuzojë dhe shpresojmë që ato të refuzohen”, deklaroi Emira Musa Nura, prokurore publike. /Alsat.mk
tag_katrorimaqedoni_2